Më 5 Korrik, në Prizren hapet Forumi që synon angazhimin ekonomik të diasporës në nivelin lokal

June 21, 2019

Më 5 korrik 2019 në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, do të bëhet hapja zyrtare e Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit. Përmes këtij forumi tre-ditorë, Organizata Germin në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe partnerë të tjerë, do të sjellin së bashku investitorë potencial nga Diaspora, të huaj dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe forumeve ekonomike.

Nikoqiri i kësaj ngjarje, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka do të bëjë hapjen e forumit, gjatë së cilës, pjesëmarrësve do t’u drejtohen me fjalë përshëndetëse edhe mysafirë të veçantë nga kori diplomatik në Kosovë dhe personalitete të shquara nga Diaspora.

Në kuadër të këtij forumi, Germin ka paraparë:

  • Hapjen e forumit më 5 korrik 2019, që do të përcillet me një ngjarje rrjetëzimi;
  • Panairin me produkte vendore në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Turizimit dhe Zhvillimit Ekonomik, për të promovuar produktet lokale të Prizrenit. Pas panairit, do të zhvillohen (3) panele të diskutimit të cilat do të mbahen në Parkun e Trajnimeve dhe Inovacionit (ish-kampi i KFOR-it Gjerman). Në këto panele të diskutimit do të trajohet ambienti biznesor në Kosovë, potenciali i Diasporës, dhe mundësitë e krijimit të urave bashkëpunuese për investime. Këto aktivitete do të mbahen më 6 korrik 2019;
  • Takimet Bizneset tek Bizneset (B2B), dhe lansimi i Zyrës së Diasporës do të jenë aktivitet përmbyllese të cilat mbahen më 7 korrik 2019.

Përmes këtij forumi synohet të rritet angazhimi i diasporës në nivelin lokal, përmes investimeve direkte, partneriteteve dhe shkëmbimeve të njohurive. Prandaj, programi do të përfshijë edhe Prezantimin e Projekteve kapitale të Komunës së Prizrenit; Vizitë Prezantuese tek Zona e Re Ekonomike (Lubizhdë-Korishë) dhe vizita kulturore.

Për më shumë, klikoni këtu për të parë videon promovese për Prizrenin dhe Forumin.


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish