Hapja zyrtare e Forumit [Folësit]

July 2, 2019

Më 5 korrik 2019, në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit mirëpresim të ftuarit special e ngjarjes më të madhe ekonomike, atë të “Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit”. Kemi nderin që prezent dhe të ftuar special do të kemi: z.Lazim Destani (Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Diasporës); z.Pandeli Majko(Ministër i Shtetit për Diasporën) dhe znj.Nora Hasani (Drejtoreshë menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare).

Hapja do të bëhet nga nikoqiri i ngjarjes, z.Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës së Prizrenit, dhe znj.Liza Gashi, Drejtoreshë Ekzekutive e GERMIN.


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish