Shoqata Internacionale “Women Alb World”, si nxitës në biznes dhe investime për komunitetin lokal

July 3, 2019

Shkruan: Women Alb World

Shoqëria fillon me të drejtat e grave” është padyshim edhe refreni që na udhëheq në punë tonë të përditshme në realizimin e objektivave kryesore për gratë e komunitetit Shqiptar kudo në cdo cep të botës.

Sot, në shumë sfera si ato politike, ekonomike, arsimore, kulturore apo në biznes komuniteti i grave Shqiptare ka bërë hapa dukshëm emancimi dhe përfshirje, por ekzistojnë gjithashtu edhe shumë steriotipe e fenomene të cilat duhet të luftohen e të ndryshohen ndaj shumë grave të cilat luftojnë ndaj dhunës në familje apo për më shumë gjithëpërfshirje e të drejta.

Duke njohur sot historitë e suksesit të shumë grave, por edhe fenomene shqetësuese për një kategori tjetër të gruas Shqiptare, na lindi ideja për krijimin e një Shoqate Internacionale, gjithëpërfshirëse, e cila do të kishte si qëllim qasjen e standardeve të grave të mirëintegruara profesionalisht dhe kulturalisht në raport me pjesën e grave që kanë nevojë për shëmbuj të mirëintegrimit dhe mbështetjes për të arritur në këto nivele. 

Pas gati dy vitesh punë intensive “Women Alb World”, e cila sot është e themeluar me seli në Gjenevë, numëron një numër grash anëtare të saj, me një përbërje shumë internacionale, duke shfaqur e duke u bërë zë për të treguar historitë e suksesit të grave Shqiptare, jo të pakta në numër në shumë fusha profesionale, por që shumë herë kanë qenë të padukshme e të konturuara në kuadër të asistencave personale ndaj grave të tjera në vende të tjera.

Qëllimi, së bashku me objektivat e Shoqatës “Women Alb World”, janë ndërthurur tashmë më së miri edhe me strukturën organike të funksionimit të shoqatës, e cila në përbërje përvec Asamblesë së Përgjithshme të Grave, ka edhe një “Komitet” në varësi të të cilit janë dy struktura shumë të rëndësishme elitare e gjithëpërfshirëve,  sikundër janë “Bordi Internacional i Grave” si dhe “Bordi i Ekspertëve”.

Bordi Internacional i Shoqatës WalbW, përbëhet nga një numër i papërcaktuar anëtarësh me një kontribut të spikatur në vendet përkatëse ku jetojnë, të cilat do te veprojnë me baza vullnetare dhe kanë kompetencë të sigurojnë ndërthyurjen e interesave të shoqatës me  komunitetit shqiptar dhe insitucioneve shtetërore të vendeve ku ata jetojnë duke bërë të mundur sjelljen e projekt-ideve dhe propozime konkrete financimesh në funksion të realizimit të objektivave të shoqatës në nivel internacional.

Paralel me Bordin Internacional është ngritur edhe struktura e Bordit të Ekspertëve të cilët kanë kompetenca në dhënien e ekspertizave të nevojshme, sipas mundësive dhe axhendës së tyre për realizimin e projekteve që janë në përputhje me profilin  e tyre profesional duke përfshirë shumë gra e vajza Shqiptare që janë eksperte në fushat e tyre personale si mjeke politikane,  juriste, punonjese sociale , mesuese ekonomiste artiste etj 

Ndërlidhja e të gjitha këtyre burimeve të përmendura me lart do të shërbejnë si një “vullkan” informacioni duke u përkthyer në projekte konkrete e investime afatgjata për shoqërinë Shqiptare.

Shoqata Internacionale “Women Alb World”, me shumë përkushtim, pasion dhe vision do të punojë për të qenë leader dhe një udhërrëfyes ndryshimi në botën Shqiptare.

Vetëm të organizuara e kompakte do të mund të kthehemi në një “instrument”, me fuqi prodhuese në realizimin e investimeve në vendin tonë. 

Komiteti

Shoqata Internacionale “Women Alb World”

 


Comment (1)

  1. Meliha Zyberaj

    Pershendetje Meliha zyberaj vaudejs shkoder artizane


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish