Thërret Prizreni  “Diasporën”!

July 4, 2019

Shkruan: Vat Marashi

Vërtetë është Forum Ekonomik ky që organizohet në Prizren, por se ç’ka një komponent “magjepës”, posa përmend Kryeqytetin e dikurshëm të shqiptarisë.

“Se ekonomi pa mend nuk ka, mend pa zemër mos i paç, e zemra pa histori asht si lisi pa rràj e pa ato lule nuk ka. “

E, kraht e shkyem të Shqipës sonë duhen “mjekue” mirë, e patjetër me kso lloj aktivitetesh gjithkund ndër troje e trevat tona, por ajo “Lidhja e Prizrenit” ka përmasa mbinjerëzore për kujtesë-dhimbjen e shqiptarit, ndaj e fut borxh suksesin e forumit, prandaj pritja tek Shpia e Lidhjes se Prizrenit paralajmron sukses.

E, ska si te jetë ndryshe kur bashkohen vullneti e profesionalizmi i Liza Gashit e cila ishte ndër të paktët që tundi dhe i dha “gjak” shqiptari samitit të fundit në Tiranë, ajo dhe organizata “Germin” pa u ndalur që nga fillimi i RRBDSH është shëndrruar në një subjekt sa tërheqës, aq i efektshëm në lidhjen e emigranteve tanë kudo me vendlindjen dhe trojet tona në përgjithësi.

E sigurisht rezultati garantohet kur ke mbeshtetjen e miqve partnerë si tashmë i afirmuar në biznes dhe mbi të gjitha në Humanizëm, z. Lazim Destani – kryetari ynë i nderit, mikpritja e Kryetarit Haskuka, mbeshtetja e gjithanshme e profesionistit tjetër human përveçse shumë i suksesshëm, mikut Bekim Brestovci e shumë të tjerë, por mbas tyre motorin ekonomik e çojnë përpara bizneset shqiptare në emigrim si dhe miqtë dhe bashkpuntorët e huaj, që të ftuar nga secili prej nesh, do e japin kontributin e vet në favor të të dy paleve; për biznesin e vet por dhe për zhvillimin e trojeve tona.

Optimist siç jam nga natyra, me vullnet të hekurt për t’i “lëvizë ujërat” , andaj nuk kam ndërmend të ndalem tek të metat dhe defektet tona, se njoh përditë e më shumë njerëz të shkëlqyer të të gjitha krahinave e moshave që me shpirt punojnë e studjojnë për një t’ardhme dinjitoze të popullit tonë brenda dhe jashtë vatrës.

Ka ardhë koha që energjitë tona ti adresojmë kah e mira dhe pozitivja, kështu shqiptarët do jenë të pandalshëm siç nuk ndalen në suksese artistë e sportistë, shkenctarë e mjeshtër nga Shqipja Ilirike pa dallim.

Pa e zgjatur, me grupin tim nga Italia mezi pres të takohemi në Prizrenin e Historisë, dhe jam i sigurt se do jetë një sukses dhe uroj që sukseset të na pasojën pa ndalesë në të ardhmen shqiptare.

Me respekt dhe  falenderim nga zemra për Ftesën, mirë u pjekshim në Prizren !

Dr. Vat Marashi Firenze, Itali.

Vat Marashi është Kryetar i Rrjetit të Biznesave të Diasporës Shqiptare në Itali.


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish