Falënderim #InvestinPrizren

July 11, 2019

Të nderuar pjesëmarrës të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit,

Në emër të Platformës Invest in Prizren, dëshirojmë të ju falënderojmë për pjesëmarrjen, kontributin dhe energjinë pozitive që e sollët gjatë ngjarjes “Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit”. Ky Forum mblodhi 60 përfaqësues të binezneseve nga Diaspora dhe të Huaja dhe mbi 70 përfaqësues të bizneseve dhe organizatave lokale/vendore.

Konsiderojmë që duke njohur potencialin e sipërmarrësve nga Diaspora dhe të Huaj, dhe duke e kanalizuar këtë potencial në investime direkte, do të arrijmë të sjellim ndryshimet pozitive dhe të prekshme në nivel lokal. Shpresojmë që përvoja e juaj nga forumi Invest in Prizren do të rrisë dhe fuqizojë edhe më tutje bashkëpunimin në adresim të çështjeve me rëndësi për të dy palët. Ne presim me kënaqësi bashkëpunimin në të ardhmen për t’u dhënë përparësi veprimeve që do të angazhojnë më tepër Diasporën, duke ngritur një urë të bashkëpunimit ndërmjet jush, Komunës së Prizrenit, bizneseve dhe organizatave lokale.

Organizimi i një forumi të tillë, i pari këtij lloji në nivel lokal, dhe interesimi i madh nga ana e pjesëmarrësve për një qasje të re të bashkëveprimit për angazhimin e diasporës, neve na bën më të përgjegjshëm dhe të angazhuar në lehtësimin e komunikimit në mes të dy palëve dhe jetësim të marrëdhënieve progresive dhe të rëndësishme për Diasporën në atdhe.

Në platformën www.investinprizren.com, ju mund të gjeni prezantimet e paraqitura nga përfaqësuesit e Komunës, të cilat paraqesin vizionin ekonomik të Prizrenit dhe në vazhdimësi do të pranoni informata mbi mundësitë për investime në qytet. Në këtë vegëz i gjeni të gjitha fotografitë nga aktivitetet e Forumit.

Për fund, ju ftojmë që në cilësinë e pjesëmarrësit/es të ndani edhe pak minuta nga koha juaj e vlefshme që të plotësoni formën e vlerësimit përfundimtar për forumin KËTU, në mënyrë që të përmirësohet më tutje ky model.

Me respekt,

INVEST IN PRIZREN | INFO
Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit
Co-Investment and Networking Forum
GERMIN | Komuna e Prizrenit


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish