Zona Industriale “Parku i Biznesit’ gjendet në verilindje të qytetit të Prizrenit në km 5 të rrugës Prizren –Prishtinë. Sipërfaqja totale e Zonës Industriale është 80 ha, brenda së cilës ekzistojnë 100 parcela me sipërfaqe deri në 3000 m2.
Lokacioni ofron kushte të mira për transport. Si arterie kryesore është magjistralja Prishtinë – Prizren si dhe mundësia e lidhjes së ardhshme në autostradën Merdarë – Morinë – Durrës, rrjedhimisht mundësia e lidhjes me portin e Durrësit dhe Shëngjinit.
Komuna e Prizzrenit, përmes hapjes së kësaj zone synon:
- Nxitjen e investimeve në Prizren përmes ofrimit të infrastrukturës së përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste;
- Zgjerimin e bashkëpunimit në mes të bizneseve dhe institucioneve;
- Avancimi teknologjik dhe rritja e konkurueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve vendore;
- Hapja e vendeve të reja të punës;
- Krijimi i një hapësire multi-funksionale dhe ndërvepruese për komunitetin e biznesit;
- Lehtësimi i ambientit biznesor dhe mbështetja e sektorit privat
- Përshpejtimi i zhvillimit rajonal dhe zgjerimi i lidhjeve ekonomike tregtare brenda dhe jashtë vendit
Menaxhimi i kësaj Zona Industriale do të jetë konform Ligjit mbi Zonat Ekonomike Nr.04/L – 159 të datës14.02.2013.