Sheshi i Bazhdarhanes

July 17, 2019

Sheshi i Bazhdarhanes është projekt i cili nëpërmjet ndërhyrjes infrastrukturore në hapësirën përreth “Shtëpisë së Bardhë” hap një prespektivë të re zhvillimore për qytetin dhe Komunën e Prizrenit.

Me këtë ndërhyrje infrastrukturore synohet të krijohet një shesh i ri për qytetarë dhe vizitorë, me një hapësirë publike rekreative prej 12.500 m2, me 300-400 vendparkingje të reja, me një treg dhe pol të ri të qytetit kundrejt Shatërvanit, me të cilën do të rregullohet edhe mobiliteti urban.

Po ashtu, me anë të këtij projekti synohet ruajtja e trashëgimisë kulturore në qendrën historike të qytetit, si dhe ringjallja e bizneseve prej Bazhdarhanes deri në sheshin Shatërvan, të cilët aktualisht punësojnë mijëra qytetarë.

Komuna e Prizreni është e hapur për çfarëdo komenti, sugjerimi apo kritike për projektin ideor “Sheshi i Bazhdarhanes” dhe për këtë qytetarët mund t’i drejtohen Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në e-mail adresën: dtzhepz@gmail.com

Për detaje, kliko më poshtë:
➡️ SHQIP: Sheshi_i_Bazhdarhanes

➡️ ENGLISH: Bazhdarhane_Square(ENG)


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish