ANALIZË: POTENCIALET EKONOMIKE TË PRIZRENIT

September 20, 2019

Prizreni është qyteti i dytë më i madh në Kosovë për nga numri i banorëve, sipas vlerësimit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK:2017), me 191.565 banorë dhe krahasuar me regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 (177.781), del se është një nga komunat e rralla me rritje prej 7.2% të numrit të banorëve. Përtej kësaj, Prizreni është një nga qytetet me traditën më të madhe të tregtisë, zejtarisë dhe prodhimit në Kosovë. Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore, përbëjnë karakteristikat kryesore të këtij qyteti.

Prizreni ka një vendosje gjeografike jashtëzakonisht të volitshme, duke qenë se ndodhet në një udhëkryq midis tre shteteve, Kosovës,  Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për këto arsye, Germin përmes këtij raporti ka bërë identifikimin dhe paraqitjen e disa prej sektorëve ekonomik me potencial më të madh zhvillimi në Komunën e Prizrenit. Synimi është që të ofrohen informata të përgjithshme që u shërbejnë investitorëve potencial vendor, të huaj dhe me veçanti atyre nga diaspora për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në qytetin e Prizrenit.

Raporti “Potenciali ekonomik i Prizrenit” paraqet një pasqyrë të përgjithshme për sektorët kyç dhe konkurrues të cilët kërkojnë punë intenzive, dhe kanë potencial për investime dhe rritje të qëndrueshme ekonomike në komunën e Prizrenit. Objektivi i këtij studimi është të identifikojë disa prej sektorëve me potencial zhvillimor në Komunën e Prizrenit. Ky studim nuk specifikon politikat që duhet të miratojnë institucionet politikëbërëse, por paraqet mundësitë dhe rekomandimet për vëmendje më të madhe në politikat e zhvillimit të sektorëve me potencial të lartë zhvillimor.

 

DOKUMENTIN MUND TA LEXONI NË KËTË VEGËZ (LINK): ANALIZA_EKONOMIKE_E_PRIZRENIT


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish