Frytet e para të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit

November 11, 2019

Me 9-10 nëntor 2019, u mbajt Kongresi Ekonomik i Unioni I Bizneseve Shqiptare-Gjermane ne Gjermani.

Kjo ngjarje bashkoi mbi 300 biznese të diasporës por edhe të huaja në Frankfurt të Gjermanisë. Frytet e kontakteve të vendosura gjatë Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit të mbajtur në Prizren, tashmë kanë filluar të ndjehen pasi që biznesmenë nga Prizreni morën pjesë në këtë Kongres shumë premtues.

Një ndër ta ishte Armend Jakupi (Inter-com/Alba Shoes) nga Shoqata Zejtare Afariste Prizren gjatë pjesëmarrjes në Kongresin Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë me 9-10 nëntor.

Ngadalë por sigurt, diaspora po hap dyert për bizneset vendore dhe ato nga Prizreni për të depërtuar në tregun Evropian.

#InvestinPrizren #BusinessFair #Diaspora #ExportOpportunities #LocalProduction


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish