FORUMI I BASHKË-INVESTIMEVE DHE RRJETËZIMIT | RAPORT PËRMBLEDHËS

November 18, 2019

Për herë të parë në Kosovë, Komuna e Prizrenit në partneritet me Organizatën GERMIN, organizuan një forum që qëllim kishte tërheqjen e investitorëve nga diaspora dhe të huaj në nivelin lokal, si dhe krijimin e lidhjeve të reja tregtare për bizneset vendore. “Forumi për Bashkë-Investime dhe Rrjetëzim”, i mbajtur me datat 5-7 korrik 2019 në qytetin e Prizrenit, paraqiti para investitorëve potencialë mundësitë dhe resurset ekonomike të qytetit të Prizrenit, si dhe vizionin e Komunës së Prizrenit për zhvillim ekonomik dhe angazhim të diasporës. 

Duke ftuar mbi 50 biznese nga diaspora dhe të huaja, forumi tre-ditor ofroi hapësirë dhe mundësi për rrjetëzim dhe lidhje të reja tregtare për bizneset vendore, duke ju ofruar mundësi të prezantimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Gjatë forumit u organizuar edhe takime të formatit B2B, ku bizneset lokale kishin mundësi të drejtëpërdrejtë për të gjetur partnerë në diasporë dhe botën e jashtme për të eksportuar apo shkëmbyer produktet dhe shërbimet.  

Për të lexuar raportin e plotë ju lutemi klikoni KËTU


YOUR COMMENT

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish