Prevalla, the fairytale village in the heart of the Sharri Mountains

Janar 7, 2020

Kur themi se Prizreni ka potencial të lartë turistik, nuk mendojmë vetëm për pasuritë e trashëgimisë kulturore-historike. Prevalla është një fshat turistik dëshmi e pasurive natyrore brenda Komunës së Prizrenit (rreth 25 km në lindje të qendrës së qytetit).
 
E ndodhur në lartësi mbidetare prej 1800 metrash, Prevalla është lokacion me potencial të lartë zhvillimi në fushën e turizmit rekreativ, sportiv dhe shëndetësor. E pasur me vegjetacione të shumta pyjore dhe barishtore, rrjedhje të shumta ujore, klimë tipike kontinentale, peisazhe të bukura, terrene për skijim, dhe pozitë të favorshme të gjeokomunikacionit, Prevalla është atraktive edhe për investitorë seriozë në sektorin e turizmit, që do t’i shtonin rëndësinë këtij lokacioni.
 
#VisitPrizren #InvestonnëPrizren

 
 

YOUR COMMENT

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian