Takim përmbyllës i aktiviteteve të vitit 2019

Janar 29, 2020


Me 28 janar 2020, në hapësirat e Komunës së Prizrenit u organizua takimi përmbyllës i aktiviteteve të vitit 2020, në kuadër të platformës “Invest in Prizren”.

Në këtë takim morën pjesë përveç përfaqësuesve të organizatës Germin, Kryetarit të Komunës e Prizrenit dhe Drejtoreshës për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, përfaqësues nga shoqatat e bizneseve lokale, SHZAP dhe “ESNAF” dhe përfaqësues të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve.

Në këtë takim u bë përmbledhja e aktiviteteve të vitit të kaluar dhe u diskutuan idetë dhe planet për të ardhmen me qëllim të rritjes aktiviteteve të lidhura me bizneset lokale dhe promovimin e ambientit biznesor të Prizrenit  në tregje të  jashtme.

“Forumi për Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit i organizuar vitin e kaluar, tashmë ka krijuar kontakte të shumta mes bizneseve lokale dhe atyre të huaja dhe të diasporës. Komunikimi i krijuar nga këto kontakte do të forcohet edhe më tej nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse për Diasporën, e cila do ta funksionalizohet me hapjen e One Stop-Shop-it gjatë ditëve në vijim”, theksoi kryetari i komunës, z. Mytaher Haskuka.

Ndërkohë, Liza Gashi nga Organizata GERMIN, inkurajoi bizneset lokale por edhe shoqatat e tyre që  të thellojnë bashkëpunimin me Komunën dhe të shpeshtojnë aktivitetet me qëllim të lidhjes së tregut dhe rritjes së kapaciteteve biznesore por edhe eksportuese.

Drejtoresha e Turizmit dhe Zhvllimit Ekonomik, z. Sevil Kazazi, shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëmarreësit, duke theksuar vendosmërinë e këtij dikasteri që të thellojë bashkëpunimin me partnerë të ndryshëm vendorë dhe të huaj. Ajo poashtu theksoi se do të vazhdojnë takimet me komunitetin e biznesit me qëllim të përgatitjes dhe organizimit ë aktiviteteve tjera gjatë vitit 2020.

Lirim Krasniqi nga GERMIN përmbledhi aktivitetet e vitit të kaluar, duke theksuar se “si rezultat i platformës “Invest in Prizren” janë zhvilluar mbi 30 takime mes bizneseve, zyrtarëve institucional dhe shoqërisë civile, janë kontaktuar rreth 500 persona dhe mbi 300 pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet në kuadër të “Invest in Prizren”. Poashtu, ai shtoi se është bërë edhe Analiza mbi Potencialin Ekonomik të Prizrenit, që do të jetë një lehtësi për investitorët e mundshëm të huaj, të cilët do të kenë një pasqyrë më të qartë për sektorët me potencial zhvillimor.

Përfaqësuesit e shoqatës “ESNAF” dhe “SHZAP” shprehën edhe njëherë vlerësimin e tyre për këto aktivitete dhe theksuan gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen. Poashtu, edhe përfaqësuesit i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, z. Muhamed Rexhepi vlerësoi platformën dhe theksoi rëndënsinë që ka pasur për këtë park, i cili pritet të .  funksionalizohet shumë shpejt dhe të bëhet një kontribues i madh i ekonomisë prizrenase.

Ky takim poshtu shënoi përmbylljen e bashkëpunimit njëvjeçar mes Komunës së Prizrenit dhe Organizatës GERMIN si partnerë themelues të kësaj platftorme. Tani e tutje, organizimet në kuadër të “Invest in Prizren” do t’i bartë  Komuna e Prizrenit.


YOUR COMMENT

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian